Teleteksti i mbrëmjes…

727: Pas 19 viteve presidenti i Shalkes në Bundesligë, jep dorëheqjen. Klemens Tonies, e deklaroi vendimin para bordit. Pasuria e tij sipas “Forbes” vlerësohet me dy miliardë dollarë.

729: Indrit Tuci e kthen në modë, shënon golin e parë të ndeshjes Lokomotiva -Varazdin (2-0) për kampionatin kroat.

727: Lacio fiton me përmbysje në Torino 1-2. Tare përpara takimit për “Sky Sport” tha se nuk ka ardhur ende asnjë ofertë zyrtare për mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic.

727: Drejtori i Lacios Igli Tare tha sot se Lacio është e interesuar për Kumbullën, por në takimin me drejtuesit e Veronës ende nuk është konkluduar.

727: Majorka shpartallon rivalin e fundtabelës Seltën 5-1, duke shtuar shanset e saj për qëndrim në La Liga. Leganes-Sevilja 0-3.

727: Tre basketbollistë të Pelicans në NBA, rezultuan pozitiv me COVID-19. Menaxheri i Pelicans, nuk zbuloi identitetin e lojtarëve.

727: Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se nuk ka nevojë për plan B, për organizimin e finales së Championsit në Lisbonë. Deklarata sot pas takimit me kryeministrin portugez, Antonio Kosta.

727: Roma ka arritur marrëveshje me Arsenalin për ta mbajtur mesfushorin Mikitarian, të huazuar në “Olimpico” edhe në edicionin 2020/21.

727:Juve fiton në fushën e Xhenovas me golat e Dibala, Ronaldos dhe Dugllas Kosta (1-3), duke ruajtur distancën prej 4 pikëve me Lacion.

727:Mançester Junajtid vijon të godasë. Sot kaloi në udhëtim Brajton 0-3, duke u bashkuar me skuadrat që luftojnë për Champions.

727: Mesi shënon golin e 700-të, por Barcelona ndalet te barazimi 2-2 me Atletiko Madrid, duke zbehur shanset për titull kampion në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!