Ekleston akoma baba, edhe pse 89 vjeç!

Ish-bosi i Formula 1, Bernie Eklestone, në moshën 89 vjeç (në tetor mbush 90) u bë baba për herë të katërt. Gruaja e tij, avokatja 46-vjeçare braziliane, Fabiana Flosi, e cila u martua me Eklestonin në Zvicër disa muaj më parë, lindi “Ace”-n e vogël.

Nëna e re lindi po në Zvicër, në një spital buzëliqenit. “Ata të dy janë të shëndetshëm, ne jemi shumë të lumtur. Ishte një lindje paqësore”, tha Eklestone për gjermanen “Bild”.

Eklestone tashmë ka tre vajza nga marrëdhëniet e mëparshme. Me partneren e tij të parë Ivi ai ka vajzën Deborah (65 vjeç), me ish-gruan Slavica, vajzat Tamara (35 vjeç) dhe Petra (31 vjeç).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!