Marash Kumbulla i thotë “Po” Lacios…

Mbrojtësi i Veronës dhe i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, do të nëshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Lacion, ku do të përfitojë një pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon…

Kumbulla i tha “Po” Lacios! Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare prej 1.5 milion euro, shifër kjo që do të rritet në sezonet në vijim deri në vitin 2025.

Miratimi i mbrojtësit shqiptar ishte vendimtare për të lejuar Lotito që të parakalonte Interin dhe klubet e tjera si Napoli dhe Juvja që kishin ofruar deri në 25 milionë euro plus bonuset.

Interesimi i drejtorit Tare për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi është i vjetëruar, por Lacio ishte në pritje të kushteve për të mposhtur konkurrencën me kalimin e kohës.

Në takimin e së enjtes, në “Villa San Sebastiano”, midis presidentëve Lotito dhe Seti, ku ishte i pranishëm edhe drejtori Igli Tare, u hodhën themelet e një marrëveshjeje që do të finalizohet brenda ditëve në vijim, mbase deri të martën, më 30 qershor.

Platforma e marrëveshjes është ende për t’u sqaruar plotësisht. Kumbulla do të transferohet në Lacio me një vlerësim të përgjithshëm prej 27-28 milionë eurosh, përfshirë një ose dy palë këmbime, raporton media italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!