Kukësi i gatshëm për Bylisin, pastaj Teuta…

Në prag të ndeshjes së nesërme me Bylisin, nga Elbasani ku edhe verilindorët janë të grumbulluar prej kohësh, ka folur trajneri Orges Shehi për mediat. Ai e vlerëson mjaft kundërshtarin, por nuk e fsheh synimin e tij për t’iu rikthyer fitores, pas hapit fals në Laç.

Bylisi? “Kundërshtari i radhës vjen pas ndeshjeve të mira në javët e fundit, e kemi përgatitur me maksimumin tonë këtë sfidë, jemi munduar që të japim detyrat taktike për lojtarët dhe shpresojmë që ata t’i zbatojnë më së miri. Jemi të qartë për synimin që ne kemi”.

Gjysmëfinalja? “Kur shkonë në katërshe të gjithë kundërshtarët janë të fortë, është një short që na rezervon një rival si Teuta, mjaft solid, por dhe ne kemi synimet tona. Para se të shkojmë në Kupë, kemi përpara ndeshjen e kampionatit, pastaj të mendojmë për Teutën.”

Titulli? “Duhet që të bëjmë maksimumin për të rivalizuar Tiranën dhe kam besim se do të rivalizojmë fort. Deri më tani kemi bërë mirë, me përjashtim të ndeshjes në Laç, ku ne s’duhet që ta mendojmë më, por duhet që të nxjerim mësime. Synimi është që të japim më të mirën dhe të fitojmë ndeshjen tona, për të qenë pranë synimeve që kemi, pastaj fundi do e tregojë dhe do shohim se ku kemi arritur”,- ka deklaruar trajneri Orges Shehi, në prag të sfidës së nesërme me Bylisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!