Flamurtari në kërkim të fitores shtëpiake

Gjithmonë ka një motiv në futboll. Edhe në rastin e sotëm mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, tashmë të rrëzuar nga Superiorja.

Përpos detyrimit për garë fair-play deri në fund, skuadrat kanë statisikën dhe promovimin e disa futbollistëve që pritet të bëjnë bërthamen për edicionin e ardhëshëm. Aq më tepër që Flamurtari ende nuk ka fituar këtë edicion në Vlorë.

Një ndeshje e cila do të luhet mes ‘zhegut’ në Vlorë. Trosi dhe Novi kanë ideuar edhe formacionet që pritet të zbresin sot në fushë duke nisur nga ora 17:00.

Vendasit duket se veç Sukajt, të tjerët do të jenë të gatshëm, ndërsa te miqtë, Neritan Novi ka gati një formacion miks. Edhe pse baza do të jetë po ajo e javëve të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!