Teleteksi i mbrëmjes…

727: Shpallet kampion i Premier League pas 30 viteve, tifozët e Reds, dalin në rrugët e Liverpulit.

727: Vince Carter largohet nga basketbolli i NBA pas 23 viteve si lojtar profesionist. 43-vjeçari Carter, epitetin e yllit e mori që kur iu bashkua Toronto Raptors në vitin 1998.

727: Sulmuesi i Sitit, Aguero u operua me sukses në menisk të këmbës së majtë. Humb gjithë javët e mbetura në Premier.

727: Pas shumë zhgënjimeve, Arsenali ka mposhtur 2-0 sot Sauthamptonin në luftën për një vend në Europë. Bërnli po sot kaloi Uatfordin 1-0.

727: Lokomotiva Zagreb në Kroaci, barazon 1-1 me Istren, duke vënë në diskutim vendin e dytë. Sot nuk ishin në fushë Uzuni dhe Çokaj duke prishur mekanizmat e skuadrës.

727: Në La Liga Santander u zhvilluan dy takime. Eibar mundi Valencian 1-0 dhe Betis po 1-0 kaloi Espanjolin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!