Zyrtare/Liverpul kampion i Premier League pas 30 viteve…


Çelsi i Lampard, mundi sonte 2-1 Sitin në Londër, duke i dhënë fund pritjes së Liverpulit për t’u shpallur kampion i Premier League pas tri dekadave.

Premier League, java e 31: Çelsi-Mançester Siti 2-1

Liverpul merr vemendje botërore… Më në fund ‘Reds’ të trajnerit Jurgen Klop, shpallën Kampionë të Premier League për edicionin 2019-2020 pas plot 30 viteve.

Edhe pse duhen 7 javë deri në fund të këtij kampionati në kohë pandemie globale, Liverpuli falë shkëputjes marramendëse që bëri ndaj Sitit të vendit të dytë, ndalesës së skuadrës së Guardiolës sot, iu dha mundësia të nisë festën.

Titull nga ‘divani’, kështu e konsideruan disa syresh suksesin e madh të skuadrës më të re kampione në ishull-Liverpul, teksa sonte Çelsi ndali (fitoi 2-1) Mançester Sitin në Londër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!