Biznesmeni skocez, rimëkëmb 42 klube…

Në Skoci futbolli u ndal me verdikte në tavolinë ndërsa iu bashkua kampionatëve elitare si Holandës, Belgjikës dhe Francës. Megjithatë atje klubet duken të bashkuara teksa përfitojnë para nga i njëjti ‘pronar’.

Biznesmeni skocez Xhejms Anderson, 60 vjeç, dhuroi 55,000 € për secilën nga 42 klubet e futbollit profesionist skocez gjatë epidemisë së koronavirusit.

Bankieri i pasur i Edinburgut pagoi një total prej 3.5 milion eurosh në fondin e krizave të Ligës së Futbollit Skocez, me klubet që morën 2.2 milion euro. Pjesa tjetër e parave do të shkojë për të filluar projektin skocez të ‘Futbollit United’.

Ndërkaq tri klube Selltik, Aberdin dhe Kilmarnok, do të dhurojnë paratë për bamirësi. Nga ana tjetër, 17 klube do të përdorin fondet për të blerë pajisje mjekësore të nevojshme për trajtimin e koronavirusit, ndërsa disa klube do të dhurojnë para për komunitetet lokale në nevojë.

Futbolli është në zemër të njerëzve në të gjithë Skocinë, dhe sot nuk ka shumë organizata shoqërore që i bashkojnë njerëzit. Kur ne u goditëm nga Covid-19, kuptova se çfarë humbje e konsiderueshme do të ishte për qytetet në të gjithë vendin nëse ata kërcënoheshin nga klubet lokale, -tha Anderson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!