Melo në Torino, Pjaniç në Katalunjë…

Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Bëhet fjalë për një lëvizje të klubeve të Barcelonës dhe Juventusit për transferim lojtarësh…

Dy menaxherët, Fabricio Romano dhe Xhanluka Di Marcio, kanë konfirmuar se mes klubit spanjoll të Barcelonës dhe Juventusit të Torinos, është arritur dakortësia për shkëmbimin e Artur Melos me Miralem Pjaniç.

Me gjasë, mesfushori 23-vjeçar brazilian, më në fund është bindur dhe nga sezoni i ri do të veshë fanellën e Juventusit.

Sakaq, kalimi i Pjaniç në Barcelonë do të shoqërohet edhe me 10 milionë, që klubi bardhezi do shtojë për akordin e arritur për të marrë Melon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!