Bie Verona, SPAL rrënohet nga Kaljari

Pas triumfit në Kupë ndaj Juventus, Napoli kthehet në kampionat teksa sot mund Veronën në transfertë 0-2.

Në fushë tre shqiptarë 2 te veronezët dhe një te napolitanët. Hysaj del nga loja në të 62-tën ndërsa shifrat ishin 0-1. Ndërkaq sfida ishte impenjative deri në fund. Pas golit të parë të Milik, Verona disa herë pranë barazimit.

Një rast ideal iu paraqit edhe Rrahmanit, futbollistit që ka nënshkruar me Napolin. Sfera u godit keq. Për Napolin shënuan polaku Milik në të 38′-tën dhe Lozano në të 90′-tën.

Ndërkaq, SPAL Ferrara luajti ndoshta shansin e fundit për të qëndruar në Seria A.Pa gardianin Etrit Berisha, skuadra vendase u mund 0-1 nga Kaljari duke sfumuar një mundësi të mirë për të mbetur në valle për mbijetesën.

Dy takimet e programuara në mbrëmje në Seria A, Xhenova-Parma përfundoi 1-4, ndërsa Torino mundi Udinezën 1-0.

Rezultate sot:

Verona- Napoli 0-2

SPAL- Kaljari 0-1

Xhenova-Parma 1-4

Torino- Udineze 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!