Mandzukiç kërkohet nga Milan

Mario Mandzukiç, është një hap larg nga rikthimi në Serie A, raportojnë mediat italiane.

Mandzukiç 34 vjeç, aktualisht është lojtar i klubit të Katarit Al-Duhail, me të cilin ai ka një kontratë deri në qershor 2021. Por edhe pse kjo mbetet e shkruar mbi kontratë, zërat thonë se ai mund të largohet nga klubi këtë verë.

Gjigantët turq Fenerbahçe dhe Gallatasarait kanë treguar interes të madh për shërbimet e tij, por mediat thonë se Italia është shfaqur sërish në horizont.

Sulmuesi kroat ishte për 4 vite në radhët e Juventusit të Torinos, teksa regjistroi 162 paraqitje dhe shënoi 44 gola, duke fituar tetë trofe, përfshirë katër tituj kampionë.

Në anititezë me mendimet Madzukiç thuhet se kërkohet nga Milan, në radhët e të cilit mund të hapet një vend me largimin e Zlatan Ibrahimoviç. E vërteta ekzison pasi Milan e thirri Mandzukic edhe para se të nisej për në Katar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!