Rikthehet Franca, finalet me tifozë…

Mbylli në mënyrë surpizë kampionatin por në Francë, ka hapa përpara në lidhje me futbollin. Është vetë qeveria e Francës e cila përmes një njoftimi për finalet e Kupave në vend, jep sihariqe të mira…

Njoftim i rëndësishëm për futbollin francez. Mësohet se finalet e Kupës së Francës PSG-Sënt Etien më 24 korrik dhe Kupës së Ligës PSG-Lion më 31 korrik/1gusht, do të ndiqen me tifozë.

Qeveria ka bërë të ditur se do të shohë mundësinë për të rikthyer tifozët në stadiume, me një numër maksimal prej 5,000 vetësh, duke filluar nga 11 korriku.

Një rishikim i ri i kurbës kombëtare epidemiologjike do të bëhet në mes të korrikut para marrjes së vendimit përfundimtar “-shkruan njoftimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!