Drita nuk ndalet, Gjilani nuk gabon…

Ipko java e 24: Trepça ’89 -Drita 0-2, Ferizaj- Gjilani 0-3

Drita nuk le vend për diskutim. Mposht Trepçën ’89 në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës 0-2 dhe rimerr kreun e Ipkos.

Fillimisht Shabani në të 17-tën dhe më pas tij në fraksionin e dytë intelektualët realizojnë edhe të dytin me autor Rexhën pas asistit të Fazliut. Pas golit të dytë regjistruar në të 70-tën, skuadra e Nuhijit, kontrolloi lojën duke diktuar në shifra.

Në sfidën tjetër të luajtur në Ferizaj, skuadra tjetër gjilanase mposhti në të gjitha drejtime vendasit në krizë.

Porgni, Nikaç dhe Hajdari, shënuan golat e Gjilanit në përballjen me Ferizajn që noton në fund të tabelës.

Pas 24 javëve në Ipko, vijon të kryesojë Drita. Ndjek Prishtina me dy pikë më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!