Bubeqi: ‘Erzeni tenton fitoren…’

Besëlidhja- Erzeni: Supersfida e Kategorisë së Parë në Grupin A luhet në Lezhë të dielën.

Pasi realizoi objektivin te Korabi, në fillim të vitit, trajneri kavajas Dorian Bubeqi, mori drejtimin e Erzenit të Shijakut. Për koinçidencë në ndeshjen e parë si ‘shijakas’ i’u desh të luante në Peshkopi në mes të shkurtit aty ku me Erzenin fitoi 0-1. Më pas edhe dy rezultate pozitive dhe skuadra kapërceu në zonën lart.

Ish- trajneri i Besës, ka 7 edicione që vërtitet te pankinat e Besës, Korabit dhe Erzenit. Me shijakasit për 41 vjeçarin hera e dytë ndërsa i ka udhëhequr edhe më parë për afro dy sezone.

Te të gjithë klubet, dora e Bubeqit është ndjerë goxha duke figuruar trajner fitues…

Mister si po ecën periudha përgatitore te Erzeni?

Jemi duke punuar me kapacitet të plotë, çunat janë të përkushtuar.”

Rifilloni aty ku e latë teksa ndeshjen e fundit, fituat ndaj Besëlidhjes në Lezhë…

“Po. Ishte takim vendimtar për ne, objektivat që patëm për tu prfshirë në 4 ekipet që do luftojnë për play-off. Ia dolëm, por tani po bëjmë të tjera llogari…”

Që janë?

“Do tentojmë të marrim vendin e dytë në Grup për të shkuar në fazën play-off. Nëse arrijmë të thyejmë sërish Besëlidhjen jam i bindur se vendi i dytë afrohet ndjeshëm me Erzenin.”

Favorizoheni nga fakti që Besëlidhja luan nesër në Kupë?

“Nuk di të them. Ndoshta marrin rezultat pozitiv dhe karikohen më shumë mbase lodhën disi. Por më mirë të bëjmë llogaritë tona. Për ne, kjo ndeshje konsiderohet finale. Natyrisht vlerësojmë në maksimum Besëlidhjen,por duam të ecim drejt objektivit. Klubi ka strategji për rikthimin e Erzenit në Superiore”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!