Rikthehet futbolli në Itali, sot Juve-Milan


Gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë sot në 21:00 në ‘Allianz Stadium’ të Torinos. Finalistja tjetër zbardhet nesër në Napoli mes Napoli-Inter (1-0)

Rifillon sot në 12 qershor me Juventus-Milanin, gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Pas pak më shumë se tre muaj abstenimi (9 mars), futbolli italian fillon sërish.

Këtë herë në mënyra të reja, të përshtatura me rregullat e diktuara nga Koronavirusi global. Para së gjithash, pa spektatorë.

Dyert e mbyllura ndërsa si kudo, krijojnë atë efekt të ngatërruar që pak i ngjan futbollit që ne njohim. Efekt që mund të krijojë vetëm prania e vetëm 330 personave futbollistë dhe të protokolluar.

Ndeshja Juve -Milan e vajtjes (1-1) sipas rregullave të reja do ketë mundësinë të evitojë kohën shtesë. Gjithnjë nëse dhe e kthimit do të përfundojë 1-1.

Për të kapur finalen, do gjuhen direkt penalltitë. Një vendim për të evituar lodhjen fizike. Aty ku dyshohet se sportistët vuajnë ende pasojat e ndalesës nga pandemia globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!