Championsi në Portugali, Europa League në Gjermani

UEFA ka vendosur, pas raundit të 1/16-ve, takimet e Ligës së Kampionëve do të luhet në Lisbonë. Formulë e njëjtë edhe për Europa League e cila do të luhet në Gjermani.

Edhe Liga e Kampionëve të Femrave në Spanjë. Vendet për ndeshjet e xhiros së dytë të raundit të dytë të Juventusit dhe Napolit mbeten të pandryshuara, ndërsa do të luhen në Torino dhe Barcelonë.

Budapesti u zgjodh për të pritur Superkupën Evropiane. Këto janë vendimet e fundit të dala nga zyrat e UEFA-s pas pandemisë globale.

Ndërkaq, do të diskutohet nëse finalet do të luhen me spektatorë të reduktuar apo jo.Hipoteza për praninë e tifozëve në një stadium do të vendoset në 17 qershor. Lisbona favorite për finalen e madhe. Por edhe Frankfurti e Madridi janë gati.

Pa thënë se ministri i sporteve të Turqisë, Mehmet Kasapoglu, ka deklaruar se vendi i tij, do kërkojë ta organizojë finalen në Stamboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!