Europa League në Gjermani, Finalja në… Këln

Sot ishte lënë që të vihej pika mbi ‘i’ nga UEFA, lidhur me takimet e mbetura të Champions dhe Europa League, për edicionin 2019-20.

Përditësimet e reja në lidhje me vendimet që Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s po merr në këto minuta. Lajmet e fundit kanë të bëjnë me takimet e Europa League, evidentojnë faktin se ky kompeticion do të luhet në 4 qytete gjermane.

Konkretisht në Këln, Gelsenkirshen, Dyseldorf dhe Duisburg. Finalja, me gjasë do të zhvillohet në ‘Rhein Energie Stadion’ në Këln, që duket super favorite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!