Ardijan Nuhiji: ‘Drita klub model në rajon…’

Intervistoi: Klevis Bejkolli

Shkurtin e kaluar, shkupiani Ardijan Nuhiji mori drejtimin e Dritës së Gjilanit në kampoionatin Kosovar të futbollit. Ipko- këtë sezon duket se ka hyrë në një betejë vërtetë interesante për titullin kampion pasi 4 skuadra Drita, Ballkani, Prishtina dhe Gjilani, duken potencialisht të zonja për tu korurëzuar si fitues.

Kryesimi i gjatë i Ballkanit të Munishit, ka përfunduar pikërisht këtë javë të parë pas rifillimit të garës së ndaluar nga pandemia globale. Është Drita e teknikut Nuhiji dhe e futbollistëve si Emini, Vucaj, Cuculi,Fazliu dhe të tjerëve lojtarë cilësorë që kanë marrë kryesimin.

Tekniku i thotë enkas për ‘Sporti im.al‘ disa nga prioritetet e klubit kryesues…

Mister e prisnit një kapërcim në vendin e parë të Ipko-s që këtë javë?

Më shum vëmendje dhe përqëndrim i kushtoj ekipit tim dhe kundërshtarit tonë të rradhës. Përgatitemi për ndeshjet tona dhe mundohemi që ato ti menaxhojmë në mënyrën më të mirë pë të marrë maksimumin. Nuk e prisja që në javën e parë të gabonin kundërshtarët por e dimë që çdo gabim i tyre neve na shërben.”

Duel me disa skuadra për titullin. Ka cilësi Drita ta ruajë vendin e parë?

Mendoj se kemi një grup shum të mirë dhe cilësorë. Futbollistët kanë punuar shumë për të ardhur në këto nivele por duhet të punojmë edhe më tepër për ta ruajtur atë sepse edhe kundërshtarët tanë kanë qëllimet e tyre.
Besoj që eksperienca e ekipit do të jetë vendimtare në këto ndeshjet e fundit.”

Si janë raportet tuaja me drejtuesit…?

Me drejtuesit kemi raporte jashtazakonishtë të mira. Kemi dakortësuar bashkpunimin edhe për dy vitet e ardhshme. Gjithmonë drejtuesit janë në mbështetjen tonë si staf dhe të ekipit. Angazhimi i dy presidentave Valon Musreli dhe Flamur Bunjaku e ka rritur përgjegjësinë. Ekipi ka bërë progres shumë të madh këto 3-4 vitet e fundit.”

“Një klub model në rajon me bazë profesionalizmin. Zgjatja e kontratave dhe blindimi i ekipit tregon stabilitetin dhe profesionalizmin që egziston në ekipin tonë.”

Po me futbollistët?

Raporti me futbollistët është shumë profesional. Në themel mbetet qëllimii përbashkët. Sinqerisht shoh një grup të bashkuar dhe me shum dëshirë për të asimiluar programin. Të të perkushtuar dhe këmbëngulës për të shkuar drejt suksesit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!