Ballkani humb terren, Feronikeli pranë kreut…

Ipko java e 24: Flamurtari (Kos)-Ballkani 0-0, Dukagjini-Feronikeli 0-2

Ballkani në mënyrë habitore, nxitoi të vetëshpallej kampion i Ipko-s përpara se të merrej vendimi për të rifilluar teksa kryesonte me 1 pikë më shumë se Drita.

Sot, dy javë pas rifillimit, Ballkani i Munishit ndalet për herë të dytë duke krijuar hendek me kreun.

Sot në transfertë përballë Flamurtarit të Prishtinës, nuk realizoi asnjë gol. Edhe pse Ballkani krijoji raste të shumtë. Baftiu, Daku shpërdoruan disa mundësi të mira.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur po sot në Klinë, Feronikeli me Tovërlanin në timon, arrin suksesin e radhës. Me golat e Zekës dhe Karjokës kampionët në fuqi të Kosovës mundën Dukagjinin vendas duke iu afruar me 6 pikë kreut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!