Rifillon edhe Spanja, sot e prapambetura ‘fashiste’

Sot në ‘Secunda Division’, Rajo Vajekano-Albasete në një sfidë të kushtëzuar prej 45 minutave lojë. Shkaku? E ndërprerë gjatë dhjetorit të kaluar nga koret raciste.

Nesër La Liga rifillon me derbin andaluzian Sevilja-Betis. Më pas, të premten, dy takime të tjera për t’ia lënë vendin normalitetit. Edhe pse pa tifozë e me protokoll ekstra.

Ndërkaq, klubet e të dyja ligave janë porositur të udhëtojnë me dy mjete transportuese. Sipas parashikimeve, shpenzimet e udhëtimeve për në impnatet sportive, janë të federatës spanjolle.

Madje edhe në distanca jo fort të gjata, si Deportivo La Korunja-Sporting Gijon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!