Dedja merr Vllazninë, pritet konfirmimi…

Shkodrani Hysen Dedja gati të marrë “timonin” e Vllaznisë.

Burime pranë klubit kuqeblu kanë treguar për “Sporti Im.al”, se shkodrani i disa pankinave shqiptare, ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë, Hysen Dedja, është përzgjedhur nga kryebashkiakja Voltana Ademi për t’u ulur në stolin e lënë vakant nga trajneri maqedonas, Mirsad Jonuz.

Tekniku 59-vjeçar ka udhëtuar sot nga Tirana në drejtim të Shkodrës, për të biseduar me drejtuesit e klubit të Vllaznisë, ku nëse palët do të bien dakort, do të nënshkruajnë edhe kontratën midis tyre.

Nëse arrihet kjo marrëveshje, ky do të jetë rikthimi i katërt i shkodranit Dedja në krye të skuadrës së Vllaznisë, të cilën në një rast, në sezonin 1997-1998, ka fituar edhe titullin kampion të Shqipërisë.

Për herë të fundit, para dy sezonesh, trajneri Hysen Dedja që banon në Tiranë, ka drejtuar për pak kohë skuadrën e Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!