Alban Xhaferi, i le “topin” në derë Bashkisë

Biznesmeni shkodran Alban Xhaferi nuk merret me fjalë. Sot ai ka bërë publike letrën drejtuar Bashkisë së Shkodrës dhe Këshillit Bashkiak, të cilën kërkon të marrë drejtimin  për të menaxhuar edhe skuadrën e futbollit Vllaznia

Biznesmeni Alban Xhaferi, aktualisht president i skuadrës shkodrane të basketbollin, po tregon se fjalët i shoqëron me vepra. Fjalët e përfolura në mjedisin sportiv për dëshirën e tij për të menaxhuar edhe skuadrën e futbollit Vllaznia, tashmë nuk janë thjeshtë fjalë, por ato janë “zyrtarizuar”.

Drejtuesi i kompanisë së njohur japoneze “Fujifilm” në Shqipërisë, biznesmeni Alban Xhaferi, sot i ka drejtuar kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit dhe kryetares së Këshillit bashkiak të këtij qyteti, Briseida Kadijës, kërkesën zyrtare për të marrë edhe drejtimin e skuadrës së futbollit Vllaznia.

Biznesmeni Alban Xhaferi, njëherësh edhe presidenti i basketbollit shkodran, “topin” tani e ka lënë në dyert e Bashkisë së dhe të Këshillit bashkiak të Shkodrës. Ai vetë i ka bërë publike kërkesat e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!