Porto humb me debutuesën, Benfika gati t’i marrë kreun…

Menjëherë një surprizë e madhe në Portugali. Liga filloi sërish dje me ndeshjen mes Portimonense dhe Gil Vicente, e cila përfundoi 1-0.

Befasia e madhe erdhi në ndeshjen e dytë të mbrëmjes, ndërsa Porto kryesuese befasoi totalisht, kur u mund nga debutuesja Famaliçao në shifrat 2-1.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, teksa skuadra vendase merr menjëherë epërsinë me Fabio Martins në të 48-tën. Barazon për skuadrën e Portos Zhezus Korona 74′, ndërkohë që në 78′-tën Pedro Gonçvales, rikthen në epërsi vendasit.

Pas këtij dështimi të papritur, Porto mund të parakalohet që sot në renditje nga rivali historik Benfica (një pikë larg), ndërsa do të përballet me Tondelën në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!