Në Rusi, futbolli do rifillojë me tifozë…

Kampionati rus i futbollit do të rifillojë më 19 qershor, dy ditë përpara nga sa ishte lajmëruar më parë.

Pezulluar që nga 13 marsi, ndeshjet Krylya Sovetov Samara – Akhmat Grozny dhe Sochi – FC Rostov ,do të jenë dy të parat e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit në këtë vend.

Federata Ruse e Futbollit, në bashkëpunim me qeverinë e këtij vendi, ka planifikuar të lejojë një numër të kufizuar tifozësh të hynë në stadiume, kur rifillojë kampionati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!