Maqedonia e Veriut, stop futbollit…

Ndalon edhe Maqedonia e Veriut. Kampionati i vendit fqinj, duket se ka marrë vendimin ekstrem për të mbyllur kampionatin elitar. Arsyeja mbetet po ajo, pandemia koronavirus.

U duk sikur fqinjët e kishin fituar luftën e tyre me koronavirusin. Mirëpo, në ditët e fundit ka pasur një shtim të rasteve pozitive, sidomos në zonën e Tetovës. Nuk ia kanë dalë të shpëtojnë pa u prekur edhe ekipet e futbollit.

Tani verdiktet janë të qarta, pasi me gjasë do të fotografohet klasifikimi pas javës së 23-të. Problemi i Vardarit kampion, mbetet nëse do jetë në gjëndje të marrë liçencë për të garuar në UEFA Champions, pasi Sergey Samsonenko, ka njoftuar se do të largohet.

Shkëndija e Gjokës përfundon e treta (Europa League), ndërsa skuadrat e tjera shqiptare, Renova dhe Shkupi, mbetën jashtë Europe (nëse Vardar nuk liçensohet, Renova përfiton si e 4-t).

Por Struga Trim&Lum, debutuesja shqiptare, detyrohet të zbresë nga liga, pasi kjo javë e gjeti në vendin e fundit. Gjithnjë nëse FMV vendos zbatimin e formatit të startit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!