Anglia projekton edicionin 2020

sportiim2

Anglia projekton edicionin 2020-21…

Në Angli është marrë vendimi se data 17 qershor do të shënojë rifillimin e futbollit në Premier League për të dërguar deri në fund kampionatin dhe shmangien e verdikteve nga tavolina.

Njëzet klubet e Premier League, shpjegon Mirror, kanë dhënë dritën jeshile për të caktuar datat e fillimit për sezonin e ardhshëm.

Ashtu si Italia me Seria A, kampionati anglez do të fillojë në fundjavën e 12 dhe 13 shtatorit.

Megjithatë, një datë ende mungon për të përcaktuar se kur do të përfundojë ky kampionat ndërsa palët po përcaktojnë detajet përfundimtare të rinisjes së projektit.

?>