Valencia-UEFA-s: Ndëshkoni Gasperinin…

Skuadra spanjole e Valencias, i ka kërkuar UEFA-s dhe autoriteteve shëndetësore italiane, të marrin masa ndëshkuese ndaj trajnerit të Atalanta, Xhianpiero Gasperini, sipas raportimeve të tabloidit iberik “Marca”.

Pretendimi, lidhet me një deklaratë të Gasperinit, i cili është shprehur për “La Gazzetta”, se ai kishte qenë i sëmurë dhe me temperaturë në ndeshjen e 10 marsit në Valencia, e vlefshme për 1/16-tat finale të Champions League.

Ana Barcelò, drejtuese e departamentit të mjekësisë në klubin spanjol të Valencias, e konsideron sjelljen e trajnerit Gasperini si “të pa përgjegjshme” në kohën e pandemisë globale me Covid-19, ndaj në cilit edhe duhen marrë masa ndëshkuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!