Championsi bëhet ‘tellall’, priten risi në Stamboll

Champions League, finalja së cilës këtë sezon është parashikuar të luhet në Stamboll, pritet të kalojë përmes një misteri të vertetë. Sikundër të gjitha kompeticionet e UEFA-s edhe takimet e mbetura të Ligës së Kampionëve janë shtyrë…

Sipas asaj që raporton AS, UEFA me gjasë po mendon që të gjitha takimet e mbetura të kompeticionit të zhvillohen me grumbullim të ekipeve në garë dhe me një takim të vetëm. Sipas një strategjie të mirëmenduar dhe shorti të posaçëm eventual.

Ideja për të luajtur jo vetëm finalen, por dhe gjysmëfinalet në Stamboll, është hedhur në tavolinë.

Por ka gjithfarë mendimesh. UEFA pret t’i zbardhë risitë edhe kur disa takime të vajtjes janë zhvilluar dhe disa të tjera nuk kanë nisur ende.. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!