Sainz: “Nuk kam nënshkruar si pilot i dytë”

Largimi i gjermanit Sebatian Fetel nga Ferrari në fund të këtij sezoni, i ka hapur rrugën pilotit të ri spanjol Karlos Sainz, që të largohet nga McLaren dhe bashkohet me skuderinë nga Maranelo në sezonin e ardhshëm.

Piloti spanjol ka folur për shumë tema në “Radio Marca”; për rillimin e garave në Formula 1, për cirkuitet e boshatisur pa tifozë, ku natyrisht edhe për kalimin e tij te “kokëkuqja” italiane.

“Unë nuk kam nënshkruar asgjë, që do të më vendosë si shofer të dytë te Ferrari. Në kontratën time thuhet se skuadra është para pilotit. Por kjo nuk do të thotë se unë jam pilot i dytë”, – deklaroi Karlos Sainz.

“Ajo që unë di, është se do t’i jap Ferrarit gjithçka që duhet të fitojë. Unë i trajtoj të gjithë pilotët në mënyrë të njëjtë, ne jemi të gjithë rivalë dhe nëse do të ketë një situatë të ndërlikuar, unë do të marr vendimin e duhur.

Nuk është nevoja të shqetësohem që tani,”- është shprehur piloti spanjol Sainz, firma e të cilit është vetëm një formalitet juridik i kalimit të tij në radhët e Ferrarit në sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!