Asani mbetet në Suedi…

E tha në një lidhje skype, disa ditë më parë për ‘Supersport’. “Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë pëlqyer, ndonëse nuk kam luajtur në kampionat ende. Sot do të diskutojë menaxheri me drejtuesit e klubit dhe besoj që deri të hënën do të ketë një vendim. Unë jam optimist që klubi do të paguajë kartonin tim, për ta blerë përfundimisht”.

Tashmë endrra bëhet realitet. Periudha e huazimit nga Partizani te AIK ka përfunduar, ndërsa me çrregullimet ekonomike, pas pandemisë globale edhe termat financiarë për Asanin, kanë ndryshuar.

Gjithsesi, Jasir Asani, ish-sulmuesi i Partizanit, i cili u huazua te skuadra e AIK Stokholm në Suedi, mbetet në Skandinavi.

Shkupiani 24-vjeçar, duket se ka bindur, ndërsa pas blerjes së kartonit edhe Partizani pritet të përfitojë një shumë që varion deri në 400 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!