Partizani, seancë ritmike në ‘Republic’

Edhe pse deri sot, testet dhe aktivitet sportive kanë qënë të ndaluara, të gjitha skuadrat e Superiores e gjetën një mënyrë për të testuar futbollistët. Përjashtim nuk bëri as Partizani, teksa në unison me simotrat e elitës, shpartalloi 8-1 Turbinën e Cerrikut.

Të kuqtë u ndeshën në ‘Football Republic’, ndërsa edhe sot u stërviten me ritëm të lartë. Hoxha, Bardhi Çinari, Telushi, Trashi, Solomon, Braun, Kordiero, Belica Malaj, Hakaj dhe i gjithë grupi i kampionëve, treguan dëshirë për të asimiluar programin.

Partizani i ka vështirësuar objektivët sezonalë këtë edicion, pasi jo vetëm eliminimi në Kupë, por dhe pozicioni aktual (vendi 6), diktojnë për të dhënë maksimumin në 10 javët e mbetura. Skuadra e Sormanit të mërkurën në mbrëmje pret Skënderbeun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!