Vllaznia me bord të ri, Hysen Zmijani mes tyre…

Asambleja e Pergjithshme e KF Vllaznia u zhvillua sot në Shkodër, teksa përpos programit , ka vendosur të miratoje edhe Këshillin e ri Mbikeqyrës të Shoqerisë Aksionare Vllaznia.

Fillimisht u propozuan 5 anëtarë të rinj të Këshillit me emrat e Myzafer Bushit, Hysen Zmijanit, Agron Okajt, Mhill Shkëmbit dhe Fatjon Nurjes.

Nuk ka mjaftuar pasi Asambleja ka propozuar edhe emra të tjerë si Fatmir Paçrami, Gledis Çeliku, Dorian Tafa, Genc Barkiçi, Arbana Bekteshi dhe Nora Deda.

Në fund të votimit Bordi i ri i Vllaznisë u konturua me: Myzafer Bushi, Hysen Zmijani, Agron Okaj, Gledis Çeliku dhe Fatjon Nurja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!