Kalendari dhe renditja, Superiorja aty ku… ndali

Kategoria Superiore, siç njoftoi në mesditë ‘Sporti im.al‘, do të nisë zyrtarisht më 3 qershor.

Kjo do të thotë se 10 ekipet e elites, do duhet të mendojnë seriozisht për ecurinë normale të një kampionati pa tifozë dhe me protokolle të specifikuara shëndetësore.

Në krye Tirana, duket sikur është ‘kampionia’, e cila lipset të mbrojë titullin kampion për 2019-20. Dhjetë javë nga fundi, bardheblutë kryesojnë me 9 pikë nga vendi i dytë.

Këtë të mërkurë udhëton drejt Ballshit për t’u ndeshur me Bylisin vendas, aq të ‘goditur’ së fundi nga problemet futbollistë-drejtues të klubit.

Kukësi në ‘Elbasan Arena’, ka punë me Luftëtarin e zonës së rrëzimit. Motivi nuk ndryshon te verilindorët, betejë deri në fund për kreun.

Me interes takimi në Vlorë. Flamurtari pret Vllazninë e çoroditur së fundi nga problemet me pagat në një sfidë mes ‘shkodranësh’.

Në Laç, supersfida Laçi-Teuta. Luhet ‘zona europiane’ me të dyja skuadrat në kërkim të fronit të lakmuar.

Kryeqyteti nuk mbetet pa një takim shumë ‘dimensional’. Partizani i Sormanit do përballet me Skënderbeun, teksa javët e fundit, falë fitoreve radhazi, kanë prekur vendin e 4-t.

Java e 27-të, 3 qershor 2020, ora 17:00:

Kukësi-Luftëtari

Flamurtari-Vllaznia

Laçi-Teuta

Bylis-Tirana

Partizani-Skënderbeu (20:00)

Renditja:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!