Deshamps kundër futbollit me “kushte”…

Didier Deshamps e miraton ndaljen e futbollit francez për shkak të pandemisë dhe nuk i vlerëson kampionatet, me dyer të mbyllura dhe me rregulla të ndryshme sigurie në fushë dhe në stola.

Këtë ai e shpreh qartë sot në një intervistë të gjatë me “Le Parisien”, në të cilën ai flet për “imazhet” që vijnë nga Bundesliga. “Ne i kemi njohur ndeshjet me dyer të mbyllura, – thotë Deshamps, – si pasojë e një vendimi disiplinor, pra me një karakter ndëshkues. Një lojë normale futbolli, zhvillohet pa kufizime dhe e lejon “bashkëbisedimin” midis lojtarëve dhe publikut.

Kam parë Bundesligën, meqenëse në Gjermani kanë rifilluar ndeshjet. Sigurisht që i ngjajnë futbollit. Unë nuk po flas për ritmin, apo intensitetin e ndeshjeve. Por disa imazhe, duken shumë të paqëndrueshme… Shoh në stola lojtarët rezervë me maska, ​​2 metra larg njëri-tjetrit.

Sinqerisht, nuk e kuptoj. Ata mund të hyjnë në fushë në çdo moment kur i kërkon trajneri. A nuk ka rrezik në stola? Çfarë mospërputhjeje! Nuk më pëlqen”.

Sa i përket rifillimit të kampionateve, Deshamps beson se gjithçka kushtëzohet nga problemet ekonomike. “Shikoni vendimet e marra në Spanjë dhe Angli, – shprehet ai, – këto dy vende me një futboll të shkëlqyer po planifikojnë rifillimin e La Liga dhe Premier League, por kanë vendosur të mos rifillojnë futbollin e femrave, i cili gjenerojnë shumë më pak të ardhura. Kjo është e gjitha!”.

Ndërsa për pezullimin e kampionateve në Francë, trajneri i “gjelave” Didier Deshamps shprehet me diplomaci: “është një vendim i qeverisë, i cili më duket koherent dhe i mençur. Dhe ne duhet ta pranojmë atë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!