Senati francez miraton pezullimin e Ligue 1

Vendimi i Federatës Franceze të Futbollit për të mos i rifilluar kampionatet kombëtare të futbollit ka krijuar mjaft probleme, diskutime dhe është shndërruar në një çështje parlamentare në këtë vend.

Sot senati francez, me shumicë votash, ka hedhur poshtë një amendament, të paraqitur dhe nënshkruar nga 72 senatorë, të cilët “pas mendimit të komitetit shkencor” dhe sipas një “protokolli shëndetësor të adaptuar”, kërkonin rifillimin e Ligue 1.

Në debatin në senat, ministrja e franceze e sportit, Roxana Maracineanu, ish-kampione e notit, ndër të tjera u shpreh: “Miratimi i këtij ndryshim do të ishte një burim i konfuzion”.

Kësisoj Zhan-Mishel Aula, president i skuadrës së Lionit, që është dhe partizani më i flaktë i ristartit të Ligue 1, pëson humbjen e dytë pas betejës me Federatën Franceze të Futbollit. Atij tani i mbetet vetëm ta ankimojë vendimin në gjykatën administrative, më 4 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!