“Dua Champions, për “Topin” nuk nxitoj”

Talenti francez: “Përpara kemi Europianin, dua të bëj “bis” me Francën. Idhujt e mi? Zidane dhe CR7”

Kilian Mbape është “i fiksuar” pas kupave europiane. Kampioni i Paris SG-së ka fituar gjithçka në shtëpi, por edhe me kombëtaren e Francës. Por në nivelin e klubit, ai ende nuk ka arritur ta bëjë të tijën Champions League.

Në një intervistë për “Mirror”, talenti 22-vjeçar, nuk i fsheh synimet: “Qëllimet e mia janë të fitoj sa më shumë me Francën dhe Paris SG. Me ekipin kombëtar, dua të përsëris Kupën e Botës 2018, duke bërë “bis” edhe me Europianin vitin e ardhshëm. Me Paris SG ëndërroj ta fitoj Champions League”.

Duke e ngacmuar më tepër në jetën private, Kilian Mbappe tregon se kur ishte fëmijë, idhujt të tij ishin Zinedine Zidane dhe Kristiano Ronaldo.

Po “Topi i Artë?” “Unë jam pak i interesuar për tituj individualë. Sidoqoftë është e qartë, se herët a vonë do të doja ta fitoja atë, por jo domosdoshmërisht duhet të jetë viti i ardhshëm. Pa dyshim që nuk është diçka, që nuk më pengon të flejë. Dëshira të fitoj Champions po…”, është shprehur sulmuesi i talentuar francez, Kilian Mbape …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!