Prishtina prek finalen, tri gola Drenicës…

Gjysmëfinale Kupa: Prishtina- Drenica 3-0

Nëse Bosnja iu bashkua shtetëve me futboll të ndaluar në Kosovë veprohet ndryshe. Skuadrat e Ipkos janë gati të nisin me javët e kampionatit.

Madje sot ata morën stafetën e skuadrave shqiptare për të luajtur një ndeshje zyrtare pas pandemisë globale.

Kështu në ‘Fadil Vokrri’ u luajt Prishtina- Denica e vleshme për Kupn e Kosoves turi gjysmëfinal. Në këtë takim skuadra e Dallkut arriti të shënpjë dy gola në fraksionin e parë me të njëjtin autor Ahmet Jonuzi. Fillimisht në të 30-tën dhe më pas në të 44-tën,

Në pjesën e datë sfida u bë interesante për vetë insistimin e shumtë të skuadrës nga Skënderaj. Drenica me Argjend Mustafën në rolin e fantazistit, iu afrua disa herë golit por pa mundur ta gjëjë atë. Flagrante penalltia e humbur nga Hasan Hyseni në të 89′. Topi doli jashtë.

Në anën tjetër Prishtia me Oto Xhon i shkoi dy herë golit të tretë por kjo ngjau vetm në të 90’tën teksa Korenica realizoi me kokë pas një harkimi nga Jazuni.

Në 17 qershor luhet ndeshja e kthimit që do përcaktojë finalistën e parë. Dueli tjetër Ferronikeli-Ballkani nis nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!