AZ: Champions më takon mua, jo Ajaksit!

Në ato vende, ku veprimtaritë sportive dhe kampionatet janë konsideruar të mbyllur përfundimisht për shkak të pandemisë me Covid-19, kanë nisur të shfaqen edhe pakënaqësitë e para.

Kështu, në Holandë, ku federata e futbollit të këtij vendi e ka “përfunduar” sezonin sportiv, duke e konservuar titullin e kampiones, e ka shqetësuar Az Alkmarin. Klubi holandez i ka shkruar një letër UEFA-s, të cilën shkruan, se atij i takon vendi në Champions League dhe jo Ajaksit, siç ka vendosur Federata Holandeze e Futbollit.

Në vendin e “tulipanëve”, para ndalimit të Eredivisie, tabelën e udhëhiqnin Ajaks dhe Az Alkmar ishin me pikë të barabarta, por e para renditej Ajaks, me golaverazh më të mirë.

Meqë verdiktet e sezonit nuk u dhanë në fushë, Federata Holandeze e Futbollit nuk ia dha asnjërës skuadër titullin e kampiones, por skuadra e “harkëtarëve” u shpërblye u vendin e pare dhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Az Alkmarit mendojnë, se pjesëmarrës legjitimë të Holandës në Champions duhet të jetë skuadra e tyre, për faktin, se gjatë sezonit ata kanë fituar dy ndeshjet e drejtëpërdrejta ndaj Ajaksit dhe duhet të qëndrojnë përpara tyre në renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!