Ajaks prek fundin, pas drejtorit largohet dhe presidenti i Bordit

U lujatën të mërkurën 35 minutat e mbetura të Ajaks- Fejnord (0-4) duke evidentuar plotësisht krizën e thellë të klubit të famshëm nga Amsterdami.

I ngecur në fund të tabelës së Eredivisie, Ajaks po shkon edhe drejt rrënimit funksional si klub. I pari që pagoi për momentin e krizës ishte drejtori sportiv, Sven Mislintat, por edhe trajneri Steijn po rrezikon seriozisht.

Ndërkohë, klubi po humbet edhe pjesë të tjera: sot u bë e ditur se Pier Eringa, presidenti i Bordit Mbikëqyrës të presidencës ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij dhe nga Bordi Drejtues. Sipas mediave ndërkombëtare ai zyrtarisht do të japë dorëheqjen më 2 tetor 2023./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!