Babai: ‘Nejmar i lumtur te PSG’

Në Katalunjë, i besojnë fort një rikthimi të bomberit brazilian që këtë verë te Barcelona.

Për brazilianin Nejmar flitet në secilën merkato transferimi. Që nga nënshkrimi për PSG në 2017, shtypi iberik, njofton rikthimin e Nejmar në Spanjë. Në vitin 2018, u fol se ishte Real Madrid pranë sulmuesit anësor ndërsa verën e kaluar Barcelona.

Por babai i gjeniut të PSG, Nejmar (Nejmar Sr), kohët e fundit ka zbuluar se djali i tij është i lumtur në Paris. Pak përpara se të rridhte informacioni në lidhje me një zgjatje të mundshme të kontratës së numrit 10 me sheikët e klubit parizien.

Sidoqoftë, shtypi spanjoll nuk heq dorë dhe siguron që Nejmar do të tërhiqej nga realiteti i ri te PSG. Në Katalunjë, i besojnë fort një rikthimi të bomberit brazilian që këtë verë te Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!