Ulivieri: “Seria A mund të përfundojë”…
“Sipas mendimit tim, ky kampionat mund të përmbyllet rregullisht. Ne do ta gjejmë veten të ballafaquar me situata të reja dhe anomale, por shpresojmë të arrijmë deri në fund”.
Kështu është shprehur presidenti i shoqatës së trajnerëve, Renco Ulivieri në “Radio Anch’io” për rifillimin e futbollit dhe veçanërisht të Seria A në Itali.
“Pagat? Ne po përpiqemi të ruajmë kontratat më të ulëta, atë kategori që fiton më pak se 1.500 euro në muaj. Ata janë trajnerët, që me pagat e tyre duhet të mbajnë familjet, por që deri më sot nuk kanë parë asnjë qindarkë. Kjo nuk më duket njerëzore,” – ka deklaruar Renco Uliveri, profili i të cilit në fushën e trajningut, është modest.
