Viteshë shkarkon Filip Koku-në

Vendi i fundit me vetëm tetë pikë dhe vetëm dy fitore në 12 javë në Eredivisie.
Një paraqitje shumë e dobët, gjë që bëri që Viteshe, të merrte vendimin për të ndarë rrugët me trajnerin Filip Koku.
Trajneri holandez, 53 vjeç, largohet pasi realizoi shpëtimin e skuadrës sezonin e kaluar.
Ish-mesfushori i Barcelonës, ka trajnuar PSV Eindhoven, Fenerbahçe dhe Derbi Kaunti por dhe zëvendës i kombëtares holandeze, nga viti 2008 deri në 2012, me Bert van Marvijk. .