Bajerni ‘vret’ kampionatin, tri pikë në ‘Iduna Park’

Bundesliga, java e 28: Borusia Dortmund- Bajern Mynih 0-1 (Kimish 43′)

As Haland e as Levandovski. Derbin e madh të Bundesligës e vendon një mbrojtës krahu. Në një sfadium të boshatisur, u luajt ndeshja më e rëndësishme e sezonit mes Dortmundit ndjekës dhe Bajernit kryesues.

Që në fillim u duk epërsia e miqëve të Flik teksa kërkojnë më shumë avantazhin. Ai do të vijë në minutën e 43- teksa pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, mbrojtësi i kombëtares gjermane shpik një goditje ‘alla Pirlo’ duke e kaluar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë përballë dëshires së vendasëve për të barazuar Bajerni në majë të detyrës. Disi më i tërhequr por në raste të caktuara shumë pranë golit të dytë.

Haland i shkon pranë barazmit dhe më pas ndjen dhimbje e del nga fusha. Në anën tjetër,një penallti e munguar ndaj Levandovskit në fund, nuk ia ndryshoi drejtimin suksesit. Bajerni ‘vulos’ titullin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!