Kaosi/ Vllaznia nuk duket askund…

Vllaznia në prag kolapsi. Mirsad Jonuz, prej dy ditëve larg skuadrës. I justifikuar. Por problemi i madh i shkodranëve mbetet skuadra. Ajo sot ka braktisur seancën duke thelluar krizën institucionale te klubi verior.

Mësohet se lojtarët kanë bojkotuar seancën stërvitore të radhës, parashikuar të zhvillohej në fshatin Golem.

Safet Osja, zv.trajneri dhe tekniku i portierëve, Ideal Lekiqi, u shfaqën në terren me mendimin se do mund të arrinin të kryenin disa ushtrime apo kontakte me topin por që në fillim gjithçka ka marrë pamje të hirtë.

Asnjë futbollist nuk u paraqit, duke dëshmuar se grupi i lojtarëve i qëndron idesë se pa paga nuk ka ecuri sportive. Nuk dihet nëse Lici dhe drejtues të bashkisë do ndalën për të operuar. me masa apo anti masa. Vllaznia në ‘ajër’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!