Edi Martini: ‘Kam marrë 19 pikë në 10 ndeshje’


Idelino Gomes Kulibali u largua së fundi nga Teuta, por trajneri i Teutës, Edi Martini, nuk ndryshon mendim për objktivët sezonalë. Për durrsakët objektiv parësor mbetet pjesëmarrja në Kupat e Europës në sezonin  ardhshëm.

Me 10 ndeshje për tu luajtur dhe ende në garë për trofeun e Kupës, Teuta duket totalisht brenda objektivave. Gjithësesi, prova e parë e vërtetë do jetë ajo me 3 qershor teksa në ristart do të udhëtojë drejt Laçit të vendit të tretë.

Martini poston në profilin e tij në ‘Facebook’ një status ku flet për objektivë përmes analizës. Radhit pikët që ka marrë në kyre të Teutës duke qarë pikët e lëna me Luftëtarin e Flamurtarin. Synon Kupat e Europës duke tentuar vendin e dytë.

Postimi:

“Po rifillon kampionati dhe ndihemi më të motivuar se kurrë për të arritur objektivat tona. Duam të sigurojmë një vend në Kupat e Europës, pavarësisht se unë dhe mendojmë se duhet të luftojmë për të arritur vendin e dytë. Personalisht mendoj se është i arritshëm ky objektiv.

Normalisht që 2 barazimet me Vlorën (Flamurtarin, shënim i redaktorit) dhe Luftëtarin, na i kanë zbehur lojërat shumë të mira që kemi bërë. Kemi grumbulluar 19 pikë në 10 ndeshje nën drejtimin tim dhe mund të dhe duhet të kishim bërë më mirë, por besoj te lojtarët, besoj tek ekipi, besoj tek tifozët durrsakë që të gjithë bashkë do ia dalim. Forca Teuta”-shkruan Martini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!