Federata turke: ‘Vendosim me 28 maj’

Rastet e shumta me COVID-19, kanë vënë pikëpyetje vijimin e futbollit në Turqi.

Federata Turke e Futbollit gjëndet përpara dilemave të mëdha. Presidenti i TFF Nihat Ozdemir duke folur për mediat pas një takimi video-konferencë me faktorë të ndryshëm të jetës në vend vartës dhe klube, tha se një vendim i prerë për vijimësinë apo jo të kampionatit do të meret në 28 maj.

Fillimisht 70 vjeçari Nihat Ozdemir deklaroi se ata diskutuan zhvillimet në procesin e koronavirusit dhe tha: “Kemi mbajtur një takim deri në 4 orë me pjesëmarrjen e drejtuesëve tanë, Shoqatës së Klubeve etj.

TFF më parë ka vendosur me mbështetjen e plotë të 18 klubeve për fillimin e Superligës në 12 qershor. Megjithatë, pas kërkesave përkatëse të klubëve ardhur prej ndryshimit të situatës koronavirues, arritëm një marrëveshje për një takim deçiziv që do të mbahet më 28 maj për ta shpallur para publikut “.

Më tej presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), duke iu referuar faktit që 7 klube kërkojnë që të mos ketë rënie nga kampionati këtë sezon, shtoi:

Të shtatë klubet i kanë bërë kërkesë federatës sonë që të mos zbresin nga ligat këtë vit. Ata duan të luajë me 21 ekipe sezonin e ardhshëm. Federata jonë do të shqyrtojë këtë çështje për një përgjigje në ditët në vijim.”-tha kreu i TFF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!