Spanjë/ Akuza për korrupsion, Sindikata në alarm

Futbollistët spanjollë të të gjitha kategorive po bëjnë thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të David Aganzo si President i Sindikatës së futbollistëve Spanjollë (AFE) dhe Diego Rivas si sekretar i përgjithshëm.

Ditët e fundit Aganzo është akuzuar për korrupsion, me qëllimin e marrjes në mënyrë të paligjshme informacione tatimore në “Futblistas On”, një tjetër sindikatë i futbollistëve me bazë futbollistët amatorë.

Kjo situatë na ka çuar në indinjatë të madhe. Ne nuk mund të tolerojmë që bashkimi ynë është i lidhur me korrupsionin, ryshfet për zyrtarët publik. Ne kemi humbur të gjithë besimin në to,” -lexohet në akt-shkresë.

Ndërkaq, lojtarët thonë se duan Fernando Morientes si kreun e AFE: “Morientes përfaqëson më mirë se kushdo tjetër vlerat që nuk duhet të humben kurrë“, përcaktojnë ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!