Tifozë të Torinos kundër rikthimit të futbollit…

Mijëra të vdekur në çdo qytet, por ju mendoni për rifillimin e Serisë A “: Kjo është banderola e mbështetësve të organizuar të tifozëve të Torinos teksa u shfaq në rrugën ‘Filadelfia’.

Kjo banderolë gjigande u pa në hyrjen kryesore të selisë së skuadrës së Torinos, të cilët lëshojnë hapur mesazhe se janë kundër rifillimit të Seria A.

Virusi i vërtetë je ti që dëshiron të kthehesh të luash’– lexohet në një tjetër pankartë të tifozëve ‘granata’.

Kjo ishte lëvizja e parë e madhe kundër nisjes së takimëve të Serisë A. Kjo e fundit shpreson që qeveria Italiane e Kontes, të japë dritën jeshile, por deri tani Spadafora, ministri i Sportit, ka lënë të kuptohet se vetëm stërvitjet mund të lojehon duke nisur nga data 18 maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!