Kryeminstri inspekton stadiumin e Kukësit…

Edi Rama kreu i qeverisë shqiptare, shfrytëzoi ditën e sotme për të vizituar punimet e stadiumit në ndërtim të Kukësit.

Kryeministri edhe pse në daljet publike ka treguar se sportin nuk do ta pëfshijë në paketat ndihmëse të qeverisë për shkak të emergjencës koronavirues, sot nga qyteti verilindor, tha se projektet e qeverisë së tij, po gjejnë zbatim edhe në impiante sportive.

Ai u prit në këtë vizitë surprizë nga kreu i Bashkisë dhe njëherazi presidenti i Nderit i Kukësit Safet Gjici. Në krah të Ramës u pa dhe deputeti Ilir Beqja.

Kreu i qeverisë pyeti gjithëçka por në fund përmbylli:

Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor” –ndër të tjera Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!