Ministrja e sportit: ‘Prisni’

Lidhur me mundësinë e rifillimit të aktivitetëve sportive në vënd, sot për ‘ABC News’ ka folur Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini.

Më herët ministrja e linjës së Shëndetësisë, Manastirliu, pati deklaruar se duhet pritur 15 maji për të parë se si do operohet me sportin. Gjithësesi, Shahini duket se është më optimiste teksa afron në ditë.

Unë do doja të rifillonte futbolli, por duhet të kemi durim. Me 11 maj bëhen dy javë nga hapja e 27 prillit. Ky dy javësh do tregojë nëse janë rritur numrat për të parë se si do të veprohet. Në varësi do të vendoset nëse sporti do të lejohet të fillojë. Pas kësaj do i japim përgjigje kësaj pyetjeje”.

Ndërkaq, Gjermania sot përcakoi definitivisht fillimin e Bundesliga 1 dhe 2 për të premten e datës 15 maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!